Abuzime me tenderat e Ujësjellësit, SPAK shkon në Bashkinë e Vlorës

0
154

SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës! Burime të sigurta tregojnë se SPAK ka mbërritur në Bashkinë e Vlorës dje ku ka kërkuar vendosjen në dispozicion të disa dosjeve që kanë lidhje me projekte të Ujësjellës-Kanalizime.

Nga informacionet bëhet fjalë për projektin e Linjës nga stacioni i pompimit- Depo. Projekt me vlerën 6 miliardë lekë nga ku dyshohet se është abuzuar me 2.3 miliardë lekë duke zëvendësuar cilësinë e tubave nga plastik në gizë.

Një tjetër projekt që po hetohet është edhe ai i ujësjellësit të lagjes “Partizani” me vlerë 2 milionë euro si dhe sistemi i kanalizimeve në Lagjen “24 maj” me vlerë 3 milionë euro.  Burimet thonë se në hetim janë disa punonjës të Bashkisë dhe të UK Vlorë, përfshirë edhe drejtuesit e institucioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here