Berisha akuza të forta Çuçit: E kanë përzënë nga Zvicra për drogë

0
144

Kreu PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi.

Në një deklaratë për mediat në oborrin e kuvendit, Berisha tha se Çuçin e kanë përzënë autoritetet zvicerane nga Gjeneva kur ka qenë me studime për shkak se është marrë me drogë.

Berisha: Së fundmi, akti kulmor i shëmtuar, i caktojnë opozitës përfaqësuesit në komisionin zgjedhor.

Ky do ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner. Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet.

Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva.

Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve.

Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje. Student.

Është përzënë për drogë. E di vetë ai.

E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të.

Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte.

Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor.

Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti.

Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus.

Dhe e tillë ka qenë në 32 vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here