Bardhi: Përjashtimi, urdhër i pavlefshëm i Ramës

0
73

Deputetët e opozitës kanë dalë nga ambientet e Kuvendit, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat se ata nuk e njohin vendimin e përjashtimit për 23 prej tyre.

Bardhi u shpreh se urdhri për përjashtimin e tyre është dhënë nga Rama dhe është i pavlefshëm.

Ai lajmëroi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të përjashtuarit, do të marrin pjesë në seancat e ardhshme dhe komisionet parlamentare.

Pas diskutimeve kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve.

U kërkojmë këtyre që firmosin të mësojnë edhe matematikën e klasës së parë, pasi thonë se na përjashtuan për 10 ditë, kur në fakt afati del 11 ditë. Kjo tregon sa të verbër janë kur firmosin.

Mazhoranca dhe grupi i PS t’i kthehen arsyes dhe zbatimit të kushtetutës. Patjetër që do vijmë në seancë dhe do marrim pjesë në çdo mbledhje komisionesh. Çdo kërkesë e jona është e drejtë. Rama nuk na do në parlament, por ne do jemi në parlament”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here