Xhaferri: Hiqni dorë nga pengmarrja e studentëve të mjekësisë!

0
129

Nga Besart Xhaferri:

Protesta e studentëve të mjekësisë ka hyrë në javën e tretë, teksa kërkesat legjitime të këtyre studentëve që refuzojnë pengmarrjen kanë rënë në veshin shurdhër të MAS dhe qeverisë.

Këta studentë meritojnë zgjidhje, pasi po u rrezikohet një vit akademik dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Zgjidhja nuk vjen nga panelet televizive, ku këta studentë i përballin me Doktorët e Propagandës, por vjen nga bashkëbisedimi me ta dhe plotësimi i kushteve të tyre.

I kërkoj Ministres së Arsimit të ngrejë urgjentisht një grup pune me përfaqësues të MAS dhe Universitetit të Mjekësisë që të nisin urgjentisht bashkëbisedimin me një përfaqësi të studentëve të mjekësisë.

Mbështetja jonë ndaj këtyre studentëve është e pakushtëzuar dhe me kërkesat e tyre të drejta ata nuk duhet të bëjnë asnjë kompromis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here