Mbi 1 milionë civilë të zhvendosur nga Gaza në “luftë” me jetën, të mbetur pa bukë e ujë

0
147

Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në Rripin e Gazës, duke përfshirë 600,000 njerëz në Gazën veriore, sipas një deklarate nga qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza. Personat e detyruar të largohen nga banesat e tyre, për shkak të sulmeve të pandalura nga Izraeli, iu duhet të përballen me vdekjen jo vetëm nga frika e luftës, por edhe nevojave bazike për të mbijetuar. Autoritetet njoftojnë se popullata civile në ikje po përballet me mungesën e ushqimeve, medikamenteve apo qoftë edhe uji për të pirë.

“Ne kërkojmë që UNRWA të rifillojë operacionet e saj në zonat veriore të Gazës dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj njerëzve të zhvendosur në strehimoret e saj të caktuara shkollore, thuhet në deklaratë. 

Raporti i UNRWA tha se rreth 400,000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar në instalimet e UNRWA në Zonën e Mesme, Khan Yunis dhe Rafah. Baza logjistike e organizatës në Rafah ishte duke pritur rreth 8,000 njerëz dhe numrat vazhdojnë të rriten, thuhet në raport.

Deklarata e lëshuar të mërkurën nga autoritetet në Gaza gjithashtu bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin vdekjeprurës të së martës në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, duke përsëritur pretendimin palestinez, të mohuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here