Osmani kërkon nga KE-ja që të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë

0
71

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

 

Gjatë një konference për media, Osmani tha se shteti i saj po kërkon që blloku evropian të vendosë masa ndaj Serbisë për shkak të Banjskës, pasi shtetet anëtare të kenë kryer procedurat e tyre për konfirmimin e detajeve të kësaj ngjarjeje.

Ajo tha se Kosova nuk po kërkon sanksione, sepse çdo shtet anëtar ka të drejt vetoje në Këshillin e BE-së dhe të paktën një shtet – pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë – do të përdorte veton për këtë çështje.

Komisioni Evropian, tha Osmani, ka të drejtë dhe kompetenca që të prezantojë masa politike dhe financiare, që nuk kërkon miratim të Këshillit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here