Bardhi dhe Berisha mbledhin deputetët e grupit të PD: Duhet të fillojmë qëndresën

0
160

Deputetët e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha, si edhe ata pranë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi janë mbledhur ditën e sotme.

Temë diskutimi në mbledhje do të jetë rrëzimi i komisioneve hetimore, përjashtimi i deputetëve si edhe rrëzimi i kërkesës për reformën zgjedhore.

Bardhi u shpreh se do duhet të ketë një qëndrim lidhur me këto zhvillime, ndërsa shtoi se mazhoranca po bllokon çdo hapësirë institucionale duke asgjësuar parlamentarzimin.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha u shpreh se duhet të fillojë qëndresa e tyre si parlamentarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here