Rama: Kosova po humbet epërsinë ndaj Serbisë, të pranojë planin franko-gjerman

0
104

I ftuar në podkastin ‘Inside Albania’, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe Serbi. I kritikuar shpesh për idetë e tij për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në një nivel konference si dhe propozimin e tij për Bashkësinë e Komunave Serbe, kreu i ministrave tha se krerët e shteteve duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin dhe të lënë të shkuarën pas.

“Ajo që ne kemi bërë deri më tani si komunitet shqiptar qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, na ka mësuar shumë qartë se kemi bërë gjithë këto arritje duke u qartësuar se në cilin krah jemi, me kë bashkëpunojmë ngushtësisht dhe cila është mënyra jonë për t’u përmirësuar si faktor shqiptar brenda vendeve tona dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Rruga është shumë e qartë. Puna e palodhur drejt paqes, prirja drejt së ardhmes dhe të mos mbeturit peng i të shkuarës. Ne nuk i japim leksione miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj si ata duhet ta shohin botën. Por kemi një bashkëpunim konstruktiv me ta dhe i qëndrojmë gjithnjë pranë. Kështu ja kemi dalë deri më sot. Çfarë ka këtu për t’u çuditur? Më e rëndësishmja, Serbia e ka humbur luftën. Kosova e ka fituar luftën. Historia ka treguar se kush ka humbur luftën nuk është i interesuar për paqen. Ndryshe nga ai që e ka fituar luftën,” tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here