Rama sulmon Kurtin: Po bën gabime, veriu i Kosovës është toka e askujt, KFOR duhet të marrë kontrollin

0
127

Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama sulmoi kryeministrin Albin Kurti, duke nënvizuar se qëndrimi që po mban në lidhje me dialogun me Serbinë është për konsum të brendshëm politik, ndërsa Shqipëria është zë i fortë në Bruksel dhe SHBA për Kosovën.

‘Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral sic janë prej kohësh tanimë, dhe e them me keqardhje, janë një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë dhe qeverisëuu sonë përmes zërava të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Bruksel për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo vetëm me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes por dhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë dhe lidhur me çfarë vjen çfarë mund të vijë dhe nesër’- tha Rama.

Kryeministri e vazhdoi fjalimin skandaloz duke thënë sërish se KFOR duhet të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Rama hodhi poshtë punën profesionale të policisë së Kosovës, duke thënë se për këtë arsye duhet vendosur kontrolli nga KFOR-i.

“Kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjetë të çarë kudo, ky hyjnë armatime, drogë, ndërkohë që forcat ekzistuese të kufirit janë të pamjaftueshme. Unë këtu flas për përgjegjësinë absolute që KFOR do të marrë për ta vënë në kontroll veriun. Gjë që forcat e Koosvës nuk e bëjnë dot. Këtë e thonë vetë udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR e ka shprehur sa herë ka kërcitje, pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunim. Kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës,” tha Rama.

Rama insistoi sërish te fjalia e tij e rëndë se veriu i Kosovës është toka e askujt. Duke folur për përplasjen e tij me Ramush Haradinajn, Rama tha se ajo ishte përplasje personale.

Edhe pse Shqipëria është një vend i krimbur nga droga, korrupsioni dhe krimi i organizuar, Rama tha se ai vlerësohet shumë nga ndërkombëtarët, ndryshe nga sa ndodh me Kosovën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here