E rëndë në Tiranë, gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit një djalë i ri

0
128

Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Paskuqani.

Mësohet se bëhet fjalë për një person të moshës 17-20 vjeçare, i cili vuante nga sindroma “Doën”.

Ndërkohë, raportohet se ai kishte katër ditë që ishte shpallur i zhdukur nga policia pas denoncimit të familjarëve.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here