Home Aktualitet Vrau dy biznesmenët në Kurbin/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin...

Vrau dy biznesmenët në Kurbin/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn, 33 vite heqje lirie për bashkëpunëtorin

0
135

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Kurbinit, e cila dënoi me burg përjetë Eduart Lamajn, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinit

Ndërkohë po ashtu u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj”, me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ndodhen në arrati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here