Turqia përgatitet për të marrë komandën e KFOR në Kosovë

0
98

Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë (Kosovo Force-KFOR), në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar rritje.

KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4 500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Nesër, Turqia, me anë të një ceremonie, do të marrë përsipër komandën.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Burime theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it.

“Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

”Turqia e njeh pavarësinë e Kosovës, me të cilën ka lidhje kulturore dhe historike, dhe merr pjesë aktive në mekanizmat ndërkombëtarë të krijuar në kuadër të fushës së mbështetjes, ndërsa roli kritik që luan KFOR-i dhe ekzistenca e tij janë ende një domosdoshmëri për Kosovën”, thuhet më tej./AA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here