Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padisin Veliajn në SPAK: Nuk paraqet projektin teknik të Teatrit

0
239

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe të drejtoreshës së tij, Frida Pashako.

AMT i akuzon për veprën penale “Shpërdorim detyre”  lidhur me mosdhënien  e informacionit  përsa i përket kërkesës së datës 11 gusht 2023 me objekt vënien në dispozion të projektit teknik të Teatrit të Ri.

Sipas aktivistëve të Teatrit, Bashkia Tiranë nisur nga lufta e brendshme e pushtetit, i orienton që këtë dokument ta marrim tek KRT që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here