Studentët e mjekësisë vijojnë protestat/ Berisha: Pedagogë dhe gjimnazistë tu bashkohen

0
543

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestat e tyre, kundër ligjit të miratuar nga kryeministri Edi Rama që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri pasi përfundimit të shkollës.

Ata prej ditësh kërkojnë që të dëgjohen dhe të anulohet ky ligj. Edhe gjatë ditës së hënë ata do të vazhdojnë protestat e tyre.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje që tu bashkohen studentët e tjerë, pedagogë dhe gjimnazistë.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Studentët e mjekësisë vazhdojnë protestën!

Ata do të mblidhen ditën e hënë më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek ‘Godina e Kuqe’, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.

U bëj thirrje studentëve, pedagogëve të universiteteve dhe gjimnazistëve, të solidarizohen me kauzën e tyre të drejtë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here