Shkëputet ashensori në Tiranë, humb jetën një 58-vjeçar

0
153

Humb jetën një 58-vjeçar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pasi një ashensor tek ish-Fusha e Aviacionit si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin e nëndheshëm.

Mësohet se viktima ishte denoncuar në polici si i larguar nga banesa nga familjarët.

“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, tek ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, njofton zyrtarisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here