Kishte plagosur dhe lidhur shqiponjën për ta balsamosur, shpallet në kërkim një person në Përmet

0
119

Një person është shpallur në kërkim nga policia e Përmetit ditën e sotme pasi kishte plagosur dhe lidhur në një portë një shqiponjë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Pas shpërndarjes së rastit në rrjetet sociale shërbimet e policisë dhe një veteriner i kanë shkuar në ndihmë shpendit që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal.

Sakaq, shqiponja aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit nga porta ku ishte lidhur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here