Tentativa për trafik armësh drejt Greqisë/ Detaje si ranë në “kurthin” e policisë të arrestuarit

0
139

Janë zbuluar detaje të reja nga tentativa për trafikim të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë.

Burime bëjnë me dije se armët janë zbuluar gjatë kontrollit të makinës në të cilën ndodheshin. Kontrollorët i bënë pyetje shoferit i cili shfaqi pasiguri. Më pas automjeti u kalua në vijë të dytë për kontroll të detajuar.

Destinacioni i armëve mësohet të ketë qenë Selaniku.

Dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje mohuan se kishin lidhje me njëri-tjetrin për trafikimin e armëve.

Policia gjeti dhe sekuestroi prova që faktonin bashkëpunimin mes dy të arrestuarve, konkretisht mesazhe dhe video mes njëri-tjetrit kur sajonin vendin në automjet për të fshehur armët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here