Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell: Do të takohem me Osmanin dhe Vuçiçin në Granada

0
99

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell tha të enjten se do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiç. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë.

Por, gjendja tani është shumë më e keqe se në kohën e Kishinjevës’– u shpreh Borrell.

Situata në veriun e Kosovës, pas sulmit të armatosur nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit është në fokus të samitit të komunitetit politik europian që po mbahet në Garanada.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here