“Pylli Orbital”, nga Lefter Koka, tek Blendi Klosi dhe Erion Veliaj, propaganda për mbjelljen e miliona pemëve

0
240

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve Demokratë , Ilir Alimehmeti  është shprehur se Pylli Orbital është një mashtrim i madh nën sytë e të gjithë qytetarëve!

Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti shprehet se dhe vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, më 24 nëntor 2022, deklaron në raportin e tij se: “Bashkia e Tiranës nuk ka as hapësirën dhe as fondet për pemët”.

“  Raporti i hapësirave të hapura të gjelbra për 100,000 banorë është shumë i ulët dhe sipas KLSH-së, është i papërfillshëm krahasuar me normën minimale të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe njësoj e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit.

 9m2/banor është raporti i këshilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

46m2 /banor raporti i sipërfaqeve të gjelbra në Tiranë.

 20 fish më pak se rekomandimi.”, shkruan ndër të tjerash mjeku.

Po ashtu Alimehmeti i është referuar dhe një shkrimi të botuar nga gazetarja Arbjona Çibuku, me titullin  “Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg”, duke përmbledhur me fakte dhe shifra realitetin e kësaj gënjeshtre me kosto qindra miliona.

Ky artikull u vlerësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, më 18 Shtator 2023, për Verifikimin e Fakteve 2023 gjatë Forumit për Zhvillimin e Medias.

OSBE-ja qartësisht mbështet dhe mbron të vërtetat e paraqitura në artikull dhe çjerr maskën e Kryetarit në Detyrë të Bashkisë Tiranë duke i nxjerrë fytyrën e vërtetë të betonit nën të, shkruan Alimehmeti.

Premtime propagande kanë berë dhe Lefter Kokën (aktualisht në burg) që do të kthente currilat në Pyll, si dhe Blendi Klosin që do të mbillte 20’200’000 pemë deri në 2020 (inekzistente), thuhet ndër të tjerash në shkrim.

Postimi i plote

Që Pylli Orbital është një mashtrim i madh është e qartë nën sytë e të gjithë qytetarëve!

???? Për Pyllin Orbital, vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit, më 24 nëntor 2022, deklaron në raportin e tij se:

⚠  “Bashkia e Tiranës nuk ka as hapësirën dhe as fondet për pemët”.

???? Që Pylli Orbital nuk ekziston dhe është vetëm një re pluhuri betoni në sytë e qytetarëve, e kemi denoncuar vazhdimisht në publik, në media dhe, më pas, në komisionet e Bashkisë Tiranë.

???? Sërish më 5 korrik 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se:

⚠  “Zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra’.

⚠  Raporti i hapësirave të hapura të gjelbra për 100,000 banorë është shumë i ulët dhe sipas KLSH-së, është i papërfillshëm krahasuar me normën minimale të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe njësoj e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit.

✅ 9m2/banor është raporti i këshilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

❗ 0.46m2 /banor raporti i sipërfaqeve të gjelbra në Tiranë.

❗ 20 fish më pak se rekomandimi.

???? Në këtë kontekst mashtrimi të madh, falenderoj nga zemra profesionistët e gazetarisë investigative dhe profesionale, të cilët edhe pse të paktë në numër kanë një cilësi tejet të lartë.

???? Dhe faktikisht, profesionistja e gazetarisë, Znj. Arbjona Çibuku, më 27 Prill 2023, botoi në Citizens Channel artikullin e saj të plotë me titull:

❗ “Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg”, duke përmbledhur me fakte dhe shifra realitetin e trishtë të kësaj gënjeshtre me kosto qindra miliona.

???? Linkun e artikullit të plotë mund ta gjeni në fund të postimit.

???? Së fundmi, por në fakt më e rëndësishmja, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, më 18 Shtator 2023, e çmon znj. Arbjona Çibuku me çmimin e parë në konkursin për Verifikimin e Fakteve 2023 gjatë Forumit për Zhvillimin e Medias.

????Duke vlerësuar punën profesionale të znj. Çibuku, OSBE-ja qartësisht mbështet dhe mbron të vërtetat e paraqitura në artikull dhe çjerr maskën e Kryetarit në Detyrë të Bashkisë Tiranë duke i nxjerrë fytyrën e vërtetë të betonit nën të.

???? Më poshtë mund të gjeni disa citime të artikullit të vlerësuar nga OSBE-ja si artikulli numër një për Verifikimin e Fakteve në 2023:

???? “Në një investigim të publikuar një vit më parë, u zbulua se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj.”

???? “Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj.”

????“Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë tha se nga fillimi i aplikimit të planit e deri më tani janë mbjell gjithsej 60,987 dru dhe shkurre.”

????“Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital.”

????“Një studim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.”

????“Mbjelljet e miliona pemëve kanë qenë propagandë e kahershme, kujtojmë

???? Lefter Kokën (aktualisht në burg) që do të kthente currilat në Pyll,

???? Blendi Klosin që do të mbillte 20’200’000 pemë deri në 2020 (inekzistente)

???? apo edhe këta të tjerët që vijojnë në të njejtën linjë e ndërkohë nuk arrijmë dot të kontrollojnë moratoriumin e pyjeve në zona të mbrojtura (Rrjace, Gramsh etj)”, u shpreh Rodion Gjoka (ekspert i mjedisit).

????“Unë nuk kam parë një projekt konkret pyllëzimi por vetëm rendera, infografika dhe letra teorike”, thotë Gjoka (ekspert i mjedisit).”

✅Rritja e hapësirave të gjelbra është tejet e nevojshme për Tiranën!

⚠ Por në fakt nën sytë e të gjithëve ne ndodh vetëm rritja e hapësirave të betonizuara!

???? Falenderoj publikisht znj. Arbjona Çibuku për punën e saj profesionale dhe faktike!

???? Do të dëshiroja shumë që Shqipëria dhe Tirana të kishte më shumë Arbjona e më pak Erjona!

???? Duket se këtë dëshiron edhe OSBE-ja!

Prof. Asc. Ilir Alimehmeti

Kryetar i Grupit të Këshilltarëve Demokratë

Bashkia Tiranë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here