Meloni ul çmimet e ushqimeve, ndërsa Rama shton taksat dhe refuzoi uljen e TVSH kërkuar nga ne!

0
96

Duke marrë shkas nga vendimi më i fundit i qeverisë italiane për të ulur cmimet e ushqimeve me 10% në mënyrë që cdo familje të ketë mundësinë për të kursyer minimalisht 150 euro në muaj ka reaguar  edhe nënkryetari i PL Petrit Vasili.

Nëpërmjet një statusi ai bën me dije se pak muaj më parë është paraqitur në parlament një projektligj i tillë nga PL por Edi Rama me gjithë tufën e deputetëve kukulla të dhunuar  e rrëzuan këtë Projektligj për të mos ju dhënë as ndihmën më të vogël qytetarëve.

Vasili shton se qëllimi i vetëm i Ramës është largimi i shqiptarëve dhe grabitja e taksave t tyrepërmes korrupsionit të pandalshëm.

Statusi i plotë:

Qeveria italiane ne marreveshje me shoqatat ul cmimet e produkteve te shportes me 10% si pergjigje ndaj inflacionit.

Veprim i shkelqyer i nje qeverie te pergjegjshme, e cila edhe TVSH per produktet e shportes e ka ne nivele minimale, qe variojne nga 4 deri ne 5%.

Ndersa Edi Rama nuka bere asgje dhe nuk ka marre asnje mase per te ulur çmimet, te cilat po shkaterrojne ekonomine familjare te shqiptareve.

Pak muaj ne emer te Partise se Lirise paraqita ne parlament Projektligjin per uljen e TVSH se produkteve te shportes nga 20% ne vetem 5%,

Edi Rama megjithe tufen e deputeteve kukulla te dhunuar ne parlament e rrezuan kete Projektligj per te mos ju dhene as ndihmen me te vogel qytetareve.

Çmimet ushqimeve bazë jane mjaft me lira ne Itali me diference deri ne 25- 30,% me pak se sa ne Shqiperi dhe shkaku i vetem eshte se ketu qeveris Edi Rama.

Qellimi i vetem i Edi Rames eshte largimi i shqiptareve dhe grabitja e taksave te tyre permes korrupsionit te pandalshem, te cilin e shohin te gjithe dhe qe eshte bere nje pandemi e vertete hajduterie shteterore.

P.S Shikoni projektligjin e PL per uljen e TVSH se ushqimeve te shportes, qe u rrezua nga Rama dhe kukullat ne Kuvend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here