Operacion policor në Elbasan e Lushnje, bashkëpunëtori i policisë zbuloi grupin e vrasësve me pagesë

0
178

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BalkanWeb se këto ndalime nga policia kanë ardhur për shkak të bashkëpunimit të një të arrestuari me autoritetet. Në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Sipas saj ai ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here