Dule: Fredi Beleri do ta drejtojë Bashkinë e Himarës deri në vitin 2027

0
152

Teksa u pyet për afatet ligjore për të bërë betimin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, Vangjel Dule tha se nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati.

Ai theksoi se Beleri do ta drejtojë bashkinë deri në vitin 2027.

“Do ju thosha që nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon z.Beleri të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën, që në momentin e parë për t’iu përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës. Për rrjedhojë që nga momenti që z.Beleri për asnjë çast nuk ka refuzuar që të bëjë betimin, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati. Z. Beleri është kryetari i zgjedhur i Bashkisë dhe si i tillë do ta drejtojë atë dhe mandati i tij përfundon si i gjithë kryebashkiakëve të tjerë në vitin 2027”, deklaroi Dule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here