Qëlloi me shpullë nënën pasi i kishte dhunuar të birin, vihet nën hetim mësuesja në Fier

0
162

Një mësuese është vënë nën hetim nga policia në Fier, pasi ka qëlluar me shpullë nënën e një nxënësi të klasës së tretë. Ngjarja është rregjistruar në video dhe është publikuar në rrjetet sociale, pas së cilës ka ardhur reagimi i policisë.

Pas publikimit të pamjeve filmike, ku duket një mësuese që qëllon nënën e një nxënësi të saj, policia e Fierit ka marrë masa dhe ka referuar materialet në Prokurori për mësuesen më inicilae V. C.

Në videon e publikuar, duket momenti kur, 48-vjeçarja gjuan me pëllëmbë nënë e një nxënësi, e cila kishte shkuar t’i kërkonte që të mos dhunonte më djalin e saj. Vepra penale që rëndon mbi 48-vjeçaren, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare është “Dëmtime të tjera me dashje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here