Ekstradimi/ Një vajzë shqiptare prangoset në Londër

0
130

Për herë të parë, si e kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli një vajzë. Sipas dokumenteve nga gjykata e ekstradimeve në Londër, skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, pas një urdhër arresti nga Shqipëria ka arrestuar  Lirie Delishin.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banin në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu.

Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte këtë pasaportë sikur të ishte e vërtetë duke i vendosur foton e saj.

Seanca e radhës ndaj saj do të mbahet në  16/01/2024 ora 10:00 në gjykatën Westminster Magistrates’ Court përpara gjykatësit DJ Zani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here