The Gurdian: Vendet me ndotjen më të lartë në Europë, ja si renditet Shqipëria

0
104

Prestigjiozja The Guardian ka publikuar një studim për ndotjen e ajërit në Europë. Në gazetën angleze do të gjeni një harë të publikuar sipas të cilës tregohet se Shqipëria është një nga venndet më të ndotura duke kaluar kufirin e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Udhëzimet aktuale të OBSH-së thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m 3). Por në Shqipëri, ashtu sikurse shihet në hartë, zona si Shkodra, Kukësi, Elbasani, Tirana dhe Korça e kalojnë me katër fish këtë dysheme duke pasur mbi 19 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).

Ky vëzhgim rrezultoi se ajri i kryeqytetit është i ndotur me lëndën kancerogjene të benzenit dhe me atë të dioksidit të azotit (NO2). Sipas llogarive të përafërta të një studimi të bërë në 2018, kjo sasi ndotjeje e shkurton me 2-3 vite jetën e njeriut.

Analiza të të dhënave të mbledhura për The Guardian për të cilën u përdor metodologjia më të fundit – duke përfshirë imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1400 stacione monitorimi tokësore – zbuloi se  98% njerëzve të kontinentit  jetojnë në zona ku ndotja e grimcave të imta është shumë e dëmshme për shëndetin./Guardian 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here