Policia po e ndiqte, ai nxjerr armën dhe qëllon. Detaje nga plagosja e efektivit të repartit “Shqiponja”! Autori, me precedent penal

0
174

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e efektivit të repartit “Shqiponja” në zonën pranë spitalit të Pediatrisë.

Mësohet se efektivi i plagosur është shtetasi Edlir Alleshi, ndërsa patrulla ku bënte pjesë polici ishte duke ndjekur një person të dyshimtë, i cili ka qëlluar me armë.

 

 

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.

Ndërkohë, efektivi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të plagosjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here