Aksident në Elbasan, i moshuari niset me urgjencë në spital

0
73

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Policia bën me dije se automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin I. A, 76 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar shtetasin I. A., 76 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan.

Shtetasi I. A. është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here