Koncesioni i sterilizimit/ Berisha: Beqaj përvetësoi investimet e bëra me fondet e Bankës së Këshillit të Europës

0
104

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, se përzgjodhi byrazerin, kushëririn e tij të parë për të bërë studimin e leverdishmërisë.

KLSH, auditet e pavarura, kanë provuar se çmimi i sterilizimeve, u rrit me 80 herë, është shprehur Berisha.

Berisha theksoi se ajo çka e quan “’vjedhje të dytë e shekullit’,  i ka rrënjët në përvetësimin e Ilir Beqjas si ministër, të një investimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndërtimit të spitali të urgjencës dhe përvetësimin për sipërmarrjen e tij, të aparaturës ultramoderne të sterilizimit.”

“Zotërinj mbatharakë, që braktisni seancën, se ju keni frikë nga vetja juaj, votat i dyfishuat për veten tuaj, pastaj ia mbathni nëpër mejhane dhe kazino.

Së pari, dua të falënderoj Bankën e Këshillit të Europës, për të gjithë angazhimin e saj dhe projektet e saj në Shqipëri, të cilat janë dëshmi e një interesi të veçantë të këtij institucioni dhe Këshillit të Europës, për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët në zgjidhjen e problemeve madhore sociale, shëndetësore, arsimore, të cilat janë të natyrshme.

Por sot, unë dua të informoj Bankën e Këshillit të Europës, bordin e guvernatorëve të saj, se Shqipëria është vrima e zezë e fondeve të saj. Se, investimet e kësaj banke, jashtëzakonisht të dobishme dhe nevralgjike, në ndërtim spitalesh, në pajisje me aparaturat më moderne, u shpërdoruan si në asnjë vend tjetër të Europës, duke krijuar ministri Beqaj sipërmarrjen e tij private.

Ajo që quhet vjedhja e dytë e shekullit, ajo i ka rrënjët në përvetësimin e Ilir Beqajt si ministër, të një investimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndërtimit të spitalit të urgjencës dhe diagnozës, një kat të plotë me muratorin Rrapaj, dhe përvetësimin për sipërmarrjen e tij, të aparaturës ultramoderne të sterilizimit, të blerë me kredinë e kësaj banke, 1.7 milionë euro.

Ajo që është po kaq dramatike, se me kontratën e firmosur nga Ilir Beqaj, për rreth 100 milionë euro në 10 vite, në 5 vite janë shpenzuar, janë paguar kompanisë së tij 76 milionë euro.

Sterilizimi pra, kontrata u shoqërua me faljen nga Ilir Beqaj për kompaninë e tij të impiantit ultramodern të sterilizimit dhe një kati të tërë të spitalit të ri të ndërtuar me fondet e Bankës së Këshillit të Europës.

Ilir Beqaj, i amnistuar në mënyrën më të papërgjegjshme nga SKAP-i i partisë me urdhër të Edi Ramës, është personi që përzgjodhi byrazerin, kushëririn e tij të parë me mbiemër Byrazeri, për të bërë studimin e leverdisshmërisë.

Ilir Beqaj me kushëririn e tij, deklaruan se koncesioni do ulte me katër herë çmimin e sterilizimit në krahasim me atë që bëhet në shtet. KLSH, auditet e pavarura, kanë provuar se çmimi i sterilizimeve, u rrit me 80 herë.

Ilir Beqaj, dhe jo vetëm ai, po ku është kjo Manastirliu, ku është kjo ministrja? Po ti Ulsi, hiqe atë tapet dhe shkruaje aty Eliza Fali. Pra, u rrit 4 herë më shumë se në Gjermani, për të vjedhur bashkë me byrazerin e tij, Ilir Beqaj.

Vetëm për promovime dhe festime nga 40 mijë euro që ka shpenzuar, ka deklaruar se janë shpenzuar 6 milionë euro. Për të vjedhur me sete, ka deklaruar si të shpenzuara për operacion, 400 milionë lekë, të cilat janë abuzuar duke shpallur lindjet normale me ndërhyrje cezariane.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here