10 kuriozitete që duhet të dini për tërmetet

0
100

Në orën 23:11 të 8 shtatorit 2023, me orën lokale, një tërmet me magnitudë 6.8 ballë goditi Marokun, numri ende i përkohshëm është mbi 2500 të vdekur dhe mijëra të plagosur rëndë. Epiqendra e lëkundjes, e cila zgjati 30 sekonda, ishte në jugperëndim të Marrakech, në një thellësi prej 18.5 kilometrash. Tërmeti i fundit i fortë me magnitudë 3.9 u regjistrua mëngjesin e 10 shtatorit.

Ne ende nuk mund t’i parashikojmë tërmetet, por Focus.it ka publikuar sjellë disa kuriozitete rreth këtyre ngjarjeve shkatërruese natyrore, të afta për të gjeneruar në pak sekonda energji më të madhe se ajo që rrjedh nga mijëra bomba atomike.

1 – KUR NDODHIN TËRMETET? Një tërmet ndodh kur çahen shkëmbinjtë që formojnë koren e tokës, pasi u nënshtrohen sforcimeve që vijnë nga lëvizjet e pllakave tektonike mbi të cilat shtrihen. Kur këto forca tejkalojnë kufirin e rezistencës së vetë shkëmbinjve, ato plasariten, duke çliruar energji në formën e valëve sizmike.

2 – ÇFARË JANË VALËT SIZMIKE? Ato janë lëkundje të fuqishme që përhapen nën tokë. Ka dy lloje: valët P (të parat), të cilat kalojnë nëpër shkëmbinj në të njëjtin drejtim në të cilin udhëtojnë, duke i ngjeshur dhe zgjeruar si fizarmonikë, dhe valët S (të dytat), të cilat veprojnë në mënyrë ortogonale me tokën, duke e bërë atë të valëzuar.

3 – SI MATEN? Shkalla e Rihterit mat magnitudën e një tërmeti, pra energjinë elastike të çliruar; shkalla Mercalli që është përdorur në të kaluarën vlerëson intensitetin e saj duke ekzaminuar efektet në mjedis, në objekte dhe te njerëzit. Tani përdoret vetëm i pari, sepse jep indikacione të qarta, ndërsa i dyti ndryshon në bazë të vendndodhjes së tërmetit. E rëndësishme: shkalla e Rihterit është eksponenciale me një faktor 30. Kjo do të thotë se në krahasim me një tërmet me magnitudë 1.0, një tërmet me magnitudë 2.0 është tridhjetë herë më i fortë, ndërsa ai me magnitudë 3.0 është 30 x 30 = 900 herë, një tërmet me magnitudë 4.0 do të jetë 27,000 (30 x 30 x 30) herë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here