“Bardhi i mirëpritur të votohet si kreu i Grupit Parlamentar”, Berisha: Ja mënyra se si do të zgjidhet

0
123

Sali Berisha deklaroi sot në konferencën me gazetarët, se Gazment Bardhi është i mirëpritur për t’u votuar. Ish-kryeministri deklaroi se Bardhi ka një grup deputetësh që mbështetët Primaret dhe se këta të fundit janë të mirëpritur.

Sipas tij, Berisha tha se janë të hapur për negociata dhe propozime.

“Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë, është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së. Ata janë deputetë të PD. Ai ka një numër deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe e kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret.

Kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. Pra në këtë kontekst, ai ka një grup deputetësh që janë të PD dhe ata janë të mirëpritur. Jemi të hapur për negociata dhe propozime. Ky qëndrim është që kur ata kanë shprehur se respektojnë Primaret. Berisha nuk do ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD”, tha Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here