Ndryshimet e fundit në qeveri/ Ilir Meta komenton ministrat e rinj: Hiq Lenën, vendos Prenën !

0
165

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ndryshimet në Qeverinë Rama dhe emërimin e ministrave të rinj, duke u shprehur se këto ndryshime, sipas tij, janë si “hiq Lenën, vendos Prenën”.

Më tej, kreu i PL, deklaroi se “një qeverisje e kalbur në themelet e saj, e bazuar në shtypje, arrogancë, në përjashtim dhe në një korrupsion skizofrenik”, do shkojë gjithnjë e më keq.

 

 

“Hiq Lenën vendos Prenën! Gjithnjë e më rëndë do shkoj një qeverisje e kalbur në themelet e saj, e bazuar në shtypje, arrogancë, në përjashtim dhe në një korrupsion skizofrenik”, tha Meta.

Kujtojmë se në Asamblenë e Partisë Socialiste, të mbajtur pak ditë më parë, Kryeministri Rama ka shkarkuar Ministren e Jashtme Olta Xhaçka duke vendosur në vendin e saj, Igli Hasanin.

Ministër i Financave u vendos Ervin Mete, ndërkohë që Delina Ibrahimaj do të marrë postin e Edona Bilalit.

Evis Kushi u largua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe vendin e saj do të marrë Ogerta Manastriliu. Ndërkohë që Ministre e Shëndetësisë, Edi Rama vendosi Albana Koçiun.

Kreu i qeverisë shkarkoi Ministren e Bujqësisë Frida Krifca dhe në vendin e saj riktheu si ministre, Anila Denajn.

Arbian Mazniku nga nënkryetar i Bashkisë së Tiranë do të marrë postin e ministrit i Shteti për Pushtetin vendor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here