Erion Veliaj fiton terren në qeveri/ Rama përfshin në kabinet dy benjaminë të kryebashkiakut, Meten dhe Maznikun

0
293

Kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj ka forcuar pozitat e tij brenda qeverisë “Rama” ku dy prej benjaminëve të tij si Ervin Mete dhe Arbian Mazniku kanë marrë sot poste ministrore.

Rama ke vendosur t’i besojë Ervin Metës, financat dhe ekonominë e vendit, post i cili mbahej deri më tani nga Delina Ibrahimaj.  Kryeministri njoftoi edhe një ministri të re, atë të Pushtetit Vendor, që do ta mbulojë Arbjan Mazniku.

Arbjan Mazniku njihet si një ndër njerëzit më të afërt të Veliaj, ku që prej vitit 2015 a mban postin e nënkryetarit të bashkisë.

 

Nga vitet 2005-2007, Arbjan Mazniku ka qenë Drejtor për Politikat e brendshme në MJAFT dhe nga viti 2003-2005 ka qenë Drejtor Komunikimi në MJAFT.

Nderkohe Ervin Mete do të jetë ministri i ri i Financave, i propozuar ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së. Mete do të zëvendësoje në këtë post, Delina Ibrahimajn, e cila do të marrë një tjetër post në qeverinë Rama, atë të ministrit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, post që e mbante Edona Bilali.

 

Mete ka mbajtur me parë postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë, por për herë të parë gradohet në postin e ministrit. Aktualisht, Ervin Mete është drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

 

Ervin Mete ka hyrë në politikë si kryetari i Partisë G99, ndërkohë që në vitin 2015 ai mori postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

 

I gjthe ky revansh i Veliaj ne qeveri vjen fill pas vizites se djalit te George Soros ne Tirane dhe takimit me kryebashkiakun e Tiranes dhe me pas kryeministrin Rama. Eshte perfolur shpesh se nje prej njerezve te perzgjedhur nga Fondacioni Soros, i cili ka pasur rol kryesor ne karrieren e Rames, si zevendesues i ketj te fundit te jete pikerisht Erion Veliaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here