Propaganda e Ministrisë për bluzat e bardha, zbulohen rastet e mjekëve të dypunësuar në disa spitale

0
230

Propaganda e Ministrisë së Shëndetësisë është e përditshme teksa publikon nëpër portale qeveritare e rrjete sociale lajme se po plotëson nevojat për mjeke në të gjithë vendin.

Në një postim në rrjetet sociale ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se këtë vit doktorët Jetmira Tusha, Nikolin Mitrollari dhe Migena Ishmakej i janë bashkuar stafit të spitalit Rajonal të Kukësit, pjesë e ekipit prej 60 mjekësh specialiste me kontratë.

Por ndryshe nga çfarë propagandon ministrja Manastirliu rezulton se mjekët mesa duket nuk janë të rinj në profesion, pasi ata janë pjesë edhe e stafit të qendrës spitalore universitare “Nene Tereza”. News24 zbulon rastet e 2 mjekeve, Nikolin Mitrollari dhe Anamaria Rama të cilët përveçse ofrojnë shërbim në spitalet e Lezhës dhe Kukësit rezultojnë të jenë edhe në listat e pagesave të mjekëve roje të muajit korrik gusht e shtator në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza në shërbimin neurovaskular.

Listat që ka siguruar News24 konfirmojnë që mjekët punojnë njëkohësisht në disa spitale.

Rasti i Anamaria Ramës dhe Nikolin Mitrollari, të shpërndarë si mjekë neurologe respektivisht në spitalin e Lezhës dhe Kukësit është një rast që tregon se mjekët paguhen dy herë nga taksat e qytetarëve për të ofruar shërbimin në spitalet rajonale teksa punojnë si mjekë roje në QSUT në informalitet.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here