Ja si gënjen Rama për numrin e turistave

0
183

Nga Petrit Vasili

Po të besosh Ramën i bie që turistët në Shqipëri flenë nëpër pemë, ndërsa në Mal të Zi në hotele !
Industria turistike, aq e nevojshme për vendin tone, nuk zhvillohet as me mashtrime dhe as me propagande e demagogji, por me analiza të sakta profesionale.
Edi Rama pa pasur turp hedh shifra njëra me e gënjeshtërt se tjetra, vetëm në funksion të propagandës.
Përpara tre ditësh Rama tha:
“Një vit më parë numëruam 7 milionë turistë, dita kur do të arrijmë kufirin e 10 milionë turistëve është më afërt se ç’kemi menduar”.
F A K T E T !!
[?️] Por në vitin 2022 u raportuan nga qeveria 7.5 milionë turistë dhe qindra mijëra shqiptarë.
[?️] Ndërsa janë realizuar gjithsej 3.8 milionë netë fjetje nëpër hotele në vitin 2022 sipas raportimit të statistikave zyrtare.
[?] Le të marrim Malin e Zi, që ka trefishin e hoteleve të Shqipërisë.
[➡️] Në vitin 2022 Mali i Zi pati 2.183.975 turistë dhe pati netë fjetje 12.428.787 netë fjetje.
[➡️] Pra mesatarja e një turisti në Malin e Zi është afërsisht 6 nete fjetje.
G Ë N J E S H T R A !!
[▶️] Në Shqipëri turisti nuk fle as gjysëm nate.
[▶️] Kurse në Malin e Zi turisti fle mesatarisht gjashtë net
Sipas OBT, që të quhet turist duhet te fleje minimumi një natë.
PË R F U N D I M I!!
[❓️] Ku flene këta turistët e Edi Ramës nëpër peme, në trotuar, nëpër rrugë apo ku…. [❓️]
P.S. Ne foto statistikat zyrtare të Malit të Zi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here