70% e ankesave në AMA gjatë 2022, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve nga mediat

0
77

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, në një postim të bërë në rrjetet sociale ka bërë me dije se përqindja më e lartë e ankesave që kanë mbërritur dhe janë trajtuar nga Këshilli i Ankesave gjatë vitit 2022, janë për transmetime që shkelin të drejtat e njeriut dhe etikës së komunikimit si dhe të drejtave të fëmijëve dhe privatësisë së tyre. Gjatë vitit 2022 Këshilli i Ankesave, pranë AMA-s, ka administruar 310 ankesa, 52% prej të cilave kanë mbërritur nga individë, 27% nga institucione, 9%, respektivisht, nga shoqëria civile dhe bizneset dhe 3% nga mediat.

Ajo që bën më shumë përshtypje është se, nga të dhënat duket se publiku shqiptar është i ndjeshëm më tepër ndaj cenimit të të drejtave të njeriut dhe sidomos fëmijëve.

Më poshtë postimi i plotë:
Respektimi i dinjitetit të njeriut, si e drejtë themelore e gjithkujt, në transmetimet audiovizive, vazhdon të jetë sfidues në një mjedis mediatik të orientuar drejt lajmit sensacional dhe “luftës” për klikime. Prandaj dhe shqyrtimi i ankesave që mbërrijnë nga individë, grupe interesi, shoqata apo institucione në Këshillin e Ankesave bëhet me përgjegjësi të lartë dhe rast pas rasti, duke garantuar investimin ligjor për ruajtjen e një shërbimi cilësor mediatik, me përmbajtje vlerash dhe normash e që respekton të drejtat e njeriut.

Gjatë vitit 2022 Këshilli i Ankesave ka administruar 310 ankesa, 52% prej të cilave kanë mbërritur nga individë, 27% nga institucione, 9%, respektivisht, nga shoqëria civile dhe bizneset dhe 3% nga mediat.

Ajo që është vënë re gjatë vitit 2022 është se përqindjen më të madhe, – 38% e totalit të ankesave, – e zënë ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe etikës së komunikimit në transmetimet televizive dhe radio (Ofruesit e Shërbimit Mediatik Audioviziv, OSHMA), të ndjekura nga ankesat për shkeljen e të drejtave të fëmijëve dhe privatësisë së tyre (32%).

Për secilën nga shkeljet e konstatuara janë marrë të gjitha masat, konform përcaktimeve ligjore. Mbikëqyrja e zbatimit të Kodit të Transmetimit, të miratuar nga AMA, për çështje që lidhen me respektimin e dinjitetit dhe të drejtave themelore të njeriut do të jetë gjithmonë një nga impenjimet kryesore të punës tonë. Në mënyrë të veçantë cenimi i të drejtave të të miturve dhe shkeljet e konstatuara në mjedisin e sotëm të transmetimeve audiovizive lidhur me to, mbetet një shqetësim prioritar, që shkon edhe përtej zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi dhe sanksioneve të forta ligjore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here