Ndahet nga jeta ish deputeti i PD, Berisha: Politikan i urtë, atdhetar i flaktë

0
495

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në facebook një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish deputetit të kësaj force politike Baki Shehu.

 

“Ish deputet i Partisë Demokratike, politikan i urtë, atdhetar i flaktë, mbylli sytë përgjithmonë”. “Gjeneral Baki Shehu si ushtarak i lartë, dha kontribut të çmuar në detyrat më të larta në drejtimin e ushtrisë, reformimin dhe transformimin e saj në ushtri aleate të NATO-s”, shkruan Berisha.

 

STATUSI

Gjeneral Baki Shehu mbylli sytë përgjithmonë.

 

Të dashur miq, gjeneral Baki Shehu, njëri nga figurat më të shquara të ushtrisë sonë, ish deputet i Partisë Demokratike, politikan i urtë, atdhetar i flaktë, mbylli sytë përgjithmonë. Gjeneral Baki Shehu si ushtarak i lartë, dha kontribut të çmuar në detyrat më të larta në drejtimin e ushtrisë, reformimin dhe transformimin e saj në ushtri aleate të NATO-s. Ai u zgjodh gjithashtu deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilin përfaqësoi me dinjitet e përkushtim zgjedhësit e e tij dhe të PD.

 

Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time për bashkëpunimin që kemi patur dhe kontributin e gjeneral Baki Shehut, i shpreh familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, ngushellimet më të ndjera dhe i lutem zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin! #sb

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here