Berisha: Ilir Beqaj është hajdut vrasës! Tom Doshi ka marrë 3 mijë tendera për ilaçet e tij

0
266

Kryedemokrati Sali Berishanë  në konferencën e përjavshme me gazetarët, ka komentuar sërish aferën e koncesionit të sterilizimit. Ai tha se ish-ministri, “ka emëruar kushëririn e parë në krye të komisionit të vlerësimit, Byrazerin, dhe ja ka fal vetes së ti aparaturë, një kat spitali, komplete kirurgjikale, energjinë elektrike, ujin. Çfarë duhet të bëj Beqaj që duhet të ngrihet padi”.

 

Pra, a nuk ishte ky një gusht krimi, a nuk ishte ky një muaj i revanshit të krimit në histori?

Pastaj të kthehemi te Beqaj. Beqaj është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Prandaj kishim blerë një aparaturë ultramoderne për ta përmirësuar.

Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë.

Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj.

Kjo është të tallesh me qytetarët, në një mënyrë ose në një tjetër. Është cinizëm.

Po sa herë e kemi denoncuar ne Vilma Nushin, gruan e kushëririt të Edi Ramës? Me dhjetëra e dhjetëra herë.

A e dini ju se shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera ndoshta? Akti i parë që bëri Edi Rama kur erdhi në pushtet, në ndikimin e kushërirës, që u garantonte shqiptarëve ilaçe të hapësirës evropiane. Mund të ishin pak më shtrenjtë, por kishin cilësi.

Kurse vetëm Tom Doshi me cilësinë e tij, ka marrë 3 mijë tendera.

Prandaj krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here