Studentët peticion për reduktim të tarifave të masterit, si dhe bursa për ekselentët e shtresat në nevojë

0
102

Studentët kanë bërë një peticion për reduktim të tarifave të masterit në masën 50% si dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë.

Në peticionin e tyre thuhet se duke parë kostot e larta të jetesës, që nga qiraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët.

PETICIONI:

Reduktim i tarifave të masterit dhe bursë për studentët ekselentë dhe shtresave në nevojë (master) Nisur nga fakti që Ministria e Arsimit ka dhënë bursë me vlerë 40 mijë lekë të reja nga paga minimale për degët prioritare ky është diskriminim për studentët e masterit të cilët paguajnë tarifën e plotë që kushton nga 120 mijë lekë të reja deri në 160 mijë lekë të reja.

Ndaj ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Kryeministri të marrin masa dhe të ofrojnë një plan për studentët e masterit të cilët duhet tu reduktohet tarifa me 50% të shumës gjithashtu për studentët ekselentë dhe për shtresat në nevojë të ketë bursë për këto dy kategori. Duke parë kostot e larta të jetesës të studentëve, që nga qeraja, kostot e transportit, mensa, librat deri tek veshjet dhe fakt është që rroga minimale në vend është 40 mijë lekë të reja, gjë që e bën të papërballueshme pagesën e tarifës nga studentët. Ndaj kërkojmë që për studentët e masterit të reduktohet tarifa me 50% të shumës gjithashtu edhe për kategoritë e studentëve ekselentë dhe për studentët e shtresave në nevojë të ketë bursë.

Studentët e masterit nuk duhet të jenë të diskriminuar nga projektet e njëanshme të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministri bëjnë. Ne kërkojmë që kjo kërkesë të miratohet në mënyrë që studentët të mos shohin largimin si të vetmen zgjidhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here