Kurti dhe Vuçiç javën tjetër të ftuar në Greqi/ Mitsotakis përjashton Ramën në darkën informale

0
107

Kryeministri Albin Kurti është ftuar nga homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis më 21 gusht bashkë me disa udhëheqës të tjerë të rajonit për një darkë joformale.

Siç raporton mediumi grek “Amna”, nisma e Mitsotakis liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë energjetike në Ballkan dhe në Europën Juglindore, thanë burimet qeveritare për këtë medium.

Gjithashtu, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacheski, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis “diçka që është sa thelbësore dhe simbolike”, thanë të njëjtat burime.

Shqipëria nuk do të përfaqësohej në darkën joformale të organizuar nga Kyriakos Mitsotakis, edhe pse kishte marrë ftesë.

Sipas Presidencës, shkak për mungesën e Shqipërisë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, është bërë axhenda e Presidentit Bajram Begaj.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Mitsotakis kishte ftuar në darkë presidentin dhe jo kryeministrin Edi Rama. Darka dhe refuzimi i ftesës nga ana e Shqipërisë vjen pas tensioneve në rritje për rastin e Fredi Belerit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here