“1500 euro pë person”/ Po transportonte 21 emigrantë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Korçë

0
98

Një 35 vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave 1000-1500 euro për person. D.D 35 vjeç u kap në fshatin Vërdovë  teksa transportonte 21 emigrantë.

Gjatë kontrollit iu gjet në celular edhe një faqe online të basteve të jashtëligjshme.

NJOFTIMI

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 15”.
Operacioni, i zhvilluar pas hetimeve proaktive njëjavore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Transportonte me furgon, 21 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 1000-1500 euro/person, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Gjithashtu, në celularin e të arrestuarit u gjetën faqe online aktive për vënie të basteve sportive.
Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash e përfituar nga transportimi.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kundrejt fitimit, pas hetimeve proaktive njëjavore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Korçë-Elbasan, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 15”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. D., 35 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.
35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbi fshatin Vërdovë, Pogradec, teksa po transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 1000-1500 euro/person, 21 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në celularin e shtetasit D. D., u gjetën aktive, faqe online për vënie të kundërligjshme, të basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni me të cilin trasnportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për të provuar ligjërisht veprimtaritë kriminale ku mund të jetë i implikuar shtetasi D. D., si dhe për të identifikuar dhe për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here