Shkëlqim Cani pas dëshmisë në SPAK, flet për biznesmenin e arrestuar: Ç’ne unë të njihesha me të! Të më jepte dhe mua ca para?

0
423

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka folur për mediat pas dëshmisë së tij në SPAK për koncesionin e sterilizimit, teksa ka habitur jo pak kur është pyetur për lidhjen e tij me biznesmenin e arrestuar Ilir Rrapaj dhe ka mohuar njohjen me të. Për më tepër ai ka vënë në dyshim marrjen e parave nga zyrtarët nën akuzë.

“Ç’ne unë të njihesha me të! (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë?”, deklaroi Cani.

Mes të tjerash ai tha se ka zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore të tij dhe se është i hapur për çdo hetim.

 

 

SPAK arrestoi Rrapajn me akuzën për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Kujtojmë se ish-ministri Cani u thirr nga SPAK për të dëshmuar si person që ka dijeni për çështjen, pas sugjerimit nga ana e GJKKO.

Nuk ka detyrim nga gjykata për SPAK për të nisur hetimet për Beqjan dhe Canin, por Gjykata e ka orientuar prokurorinë të vijojë hetimet për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë, si Beqja dhe Cani. Vendimi i gjyqtarit nuk është detyrues për prokurorinë, por nga ana tjetër Prokuroria është e detyruar të marrë dëshminë e tyre.
Ky koncesion është me afat 10-vjeçar dhe vlerë 100 milionë euro. Në përmbushje të këtij vendimi të gjykatës është thirrur z. Cani dhe mund të thirrjen dhe zyrtarë apo ish-zyrtarë të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here