Gjykata lë në burg 39 vjeçarin që mashtronte biznesmenët duke u marrë mijëra euro

0
167

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg mashtruesin Indrit Aliu, 39-vjeçarin e arrestuar pas denoncimit të një biznesmeni se e kishte mashtruar.

 

Para gjyqtares ai nuk ka pranuar të japë shpjegime, ndërkohë avokatja ka mohuar akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokuroria.

 

Nga hetimet, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se shumat e parave që u kërkonte personave të ndryshëm varionin deri në 35 mijë euro. Zyrtarisht për të ka vetëm një kallëzim, por po hetohen disa raste, kryesisht persona që merren me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here