Video hit në rrjet/ Gazetarët ngatërrojnë kryetarin e Gjakovës me Blendi Fevziun: “Jemi të dy qerosë”

0
154

Në tre vjetorin e hapjes së Televizionit Kanal 10, u organizua një event. Aty ishin të ftuar shumë fytyra publike. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Një gazetare e këtij televizioni, paralajmëroi deklaratë në nder të përvjetorit të televizionit nga gazetari i Shqipërisë Blendi Fevziu.

Madje ajo e ftoj para kamerës gazetarin. Befas në ekran doli kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

Gazetarja e kishte ngatërruar gazetarin me kryetarin. Për ta ri konfirmuar huqjen e madhe, u desh edhe një deklaratë e gazetarit tjetër të po këtij televizioni që ishte në bashke prezantim me vajzën që e ngatërroi Blendin me Ardianin.

“Edhe unë e kam emrin Blendi”, tha ai.

Dy gazetarët nuk ia kishin idenë për ngatërresën, derisa ishte vet kryetari i Gjakovës që iu tha se ai në fakt ishte Ardian Gjini e jo Blendi Fevziu.

“Të ngjashëm jemi veç tek koka, sepse nuk kemi flokë”, ishte batuta e kryetarit.

Sakaq, Fevziu ka reaguar pas këtij incidenti ku ka thënë se kjo është normale, duke shtuar se “ me Ardian Gjinin edhe une e kisha ngaterru veten”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here