Le të vënë dhe një për ajrin”. Taksat për pronën dhe tërmetet janë të papërballueshme për qytetarët, kërkojnë rritje pagash dhe pensionesh

0
140

 

Taksimi i pronave me vlerë tregu por dhe vendosja e një takse të detyrueshme për sigurimin nga tërmeti, përkthehet në shpenzime më të larta për xhepat e shqiptarëve. E papërballueshme konsiderohet nga vetë qytetarët, por sidomos nga moshat e treta të cilët zotërojnë të paktën një pronë.

“S’na duket e drejtë, për ne jo. Shtëpinë e kemi blerë vet, e kemi paguar vet, ca taksash t’i paguaj më kur unë i kam paguar. S’kemi mundësi t’i paguajmë me 100 mijë lekë pension që kam unë çfarë do paguaj”, thotë një grua. “Kam apartament. Një taksë më shumë s’mundem dot. Ku do i çoj me 80 mijë lekë pension, i thonë ilaçe të gjitha ka dy muaj që s’më ngel asgjë për të ngrënë”, thotë një tjetër. “Kam shtëpinë time por të them të drejtën jemi hollë, dobët, Nuk kemi, nuk e përballojmë dot mezi ja dalim me të ngrënë bukë dhe për atë marrim borxhe në dyqan”, thotë një e moshuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here