Berisha publikon foton: Zoto po rrezitet në Vlorë, Mirel Mërtiri po bëhet gati të ikë në Zimbabve

0
714

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se biznesmeni Klodian Zoto, i cili është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, ndodhet me pushime në Vlorë.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha ka publikuar edhe një foto të targës së makinës me të cilën lëviz sipas tij Zoto.

BerishaKlodian Zoto rrezitet në Vlorë. Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë, po bëhet gati të ikë në Zimbabve

Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave.

Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.

E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze.

Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës.   

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here