Humbi kontrollin e kamionit dhe plagosi dy pasagjerët, arrestohet 27-vjeçari

0
154

Një 27-vjeçar nga Maliqi është arrestuar pasi ditën e djeshme humbi kontrollin e kamionit që drejtonte duke bërë që ky i fundit të batohet në rrugë.

Për pasojë dy pasagjerë të kamionit u plagosën, ndërsa sot janë duke marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, ju informojmë se u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi në afërsi të fshatit Strelcë, automjeti kamion tip “Benz” u batua në rrugë, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, nga 27-vjeçari.

Nga aksidenti, u dëmtuan 2 pasagjerë në këtë kamion, të cilët vijojnë të marrin ndihmë mjekësore, në spital.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here