Pamje të rënda/ Del videoja e momentit kur Rei Meta vret me grushte inxhinierin në Vlorë

0
222

Është publikuar videoja e momentit kur Rei Meta dhunon për vdekje ndërtuesin Armando Meshau.

Siç dallohet në pamjet filmike, 55-vjeçari Armando Meshau ndodhet i ulur në karrige përpara kompjuterit kur nis të debatojë me 33-vjeçarin Rei Meta.

Në një moment Meshau e gjuan me grusht Metën në fytyrë, ndërsa ky i fundit i kundërpërgjigjet duke e qëlluar katër apo pesë herë në kokë.

Menjëherë pas kësaj, ndërtuesi Meshau nuk është ndjerë mirë në karrige deri sa ka rënë në tokë dhe ndërron jetë. Një djalë që besohet të jetë punonjësi është afruar për ta ndihmuar.

Në polici, Meta tha se shkak i sherrit ishte bërë një konflikt i vjetër për një shumë parash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here