Dy prokurorë të SPAK-ut prishën dosjen “Bajri”, Xhevahir Lita mori 30 mijë euro nga Gjoka

0
358

Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, gjatë kohës që ka shërbyer në Shkodër dyshohet se është implikuar në veprime korruptive për lirimin nga burgu të Behar Bajrit.

Ai besohet se është paguar me 30 mijë euro, dhe kjo shifër del nga komunikimi në Sky mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.

Bajri flet në telefon nga Burgu “313” në Tiranë dhe udhëzon Pëllumb Gjokën që të takojë “Xhevin” (Xhevahir Litën) dhe të mbarojë punë, pasi mezi pret të dali dhe është shumë i mllefosur.

“Ora Neës” mëson se në vitin 2018, Behar Bajri së bashku me 10 persona të tjerë u arrestuan nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe oficeri i Shkodrës, Genti Berberi./ oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here