Veliaj gënjeu për kontaktet me Zoton e Mërtirin, në vitin 2019 deklaronte se ishin ekip fantastik

0
142

Në shkurt të vitit 2022, nën betim para komisionit hetimor, Erion Veliaj ironizonte për njohjen me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan.

Por duket se këta personazhe nuk kanë qenë aq të panjohur sa deklaron Veliaj, pasi 2 vite para kësaj deklarate, krenohej me kompaninë e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në landfillin e Sharrës, jo vetëm fliste për njohje e bashkëpunim, por edhe i lavdëronte.

Krah Xhuzepe Cafaljones, personazhit kyç të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në krye të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”, të cilin SPAK e sekuestroi dje, fliste për projektet e financuara nga ata në ndërtimin e shkollave dhe kopshteve, në kuadër të nismës së tij “Adopto një kopsht”.

E sa i përket njohjeve me emrin e kompanisë që Veliaj, ekipin e së cilës Veliaj e lavdëron për financimin e projekteve të tij, kryebashkiaku i ka më të hershme.

Në vitin 2016, kur Ministria e Mjedisit i kërkon informacion shtesë kompanisë Integrated Tecnology Service për eksperiencën në menaxhimin e mbetjeve, në dijeni vihet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërsa në statusin justifikues të një dite më parë, Erion Veliaj sulmonte median dhe opozitën që denonconin lidhjet e bosëve të inceneratorëve me të, tashmë i takon atij të sqarojë nëse fantastik ishin ekipi Klodian Zoto e Mirel Mërtiri apo vetëm paratë e tyre, që më herët i kanë përfituar nga një shërbim i pakryer./syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here