Erion Veliaj gënjeu për reduktimin e autobusave, Unioni i Transportit dhe aplikacioni zbulojnë të vërtetën

0
142

Unioni i Transportit dy ditë më parë, më 29 korrik 2023, lajmëroi se duke nisur nga dita e hënë, 31 korrik, linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete të reduktuara. Ky vendim i marrë nga vetë ata ka ardhur pas shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit.

“Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit”,  njoftoi Unioni i Transportit Publik.

Ndërkohë, këtë të hënë një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë një deklarate për mediet, Veliaj tha se pavarësisht lajmërimit të bërë nga Unioni i Transportit Publik për reduktimin e mjeteve, ditën e sotme kanë dalë të gjithë në punë.

Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë, por ftesa ime është që, në 2023-shin, kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Nuk ecet përpara me ultimatume. Jo të paktën me këtë kryetar bashkie dhe me këtë Bashki të Tiranës”, tha Veliaj.

Nisur nga kjo deklaratë e kryetarit të Bashkisë, e cila bie ndesh me lajmërimin e bërë më herët nga vetë Unioni, Newsbomb.al ka kërkuar informacion pranë Unionit të Transportit për të verifikuar nëse ky pretendim nga Veliaj është i vërtetë apo jemi në kushtet e një dezinformimi.

I kontaktuar nga ne, kreu i Unionit të Transportit Publik, Dashnor Mema, ritheksoi dhe njëherë problematikat me të cilat operatorët po përballen gjatë kësaj periudhe, teksa më tej hodhi poshtë dhe deklaratën e bërë nga kryebashkiaku duke thënë se ditën e sotme transporti publik nuk është në 100% të flotës. Sipas tij ky reduktim i flotës ka nisur që nga pademia dhe po vazhdon dhe në ditët e sotme.

Nga pademia dhe deri tani transporti publik kurrë nuk ka qenë në 100% të flotës”, tha Mema. Më tej ai u shpreh se transporti publik nuk është në ditët më të mira dhe po detyrohen që çdo ditë të ulin numrin e mjeteve të cilat operojnë.

“Ne lajmëruam që transporti publik nuk është në ditët më të mira. Nëse nuk ka ndërhyrje nga institucionet kompetente jo vetëm nga bashkia, shumë shpejt numri do të jetë dhe më i pakët. Jo se duan operatorët, por s’kanë lekë për naftë për tëp aguar rrogat, detyrimet tatimore. Çdo ditë janë më pak mjete, në varësi të financave të operatorëve, sa lekë për karburant kanë dhe nxjerrin”, shtoi ai.

Newsbomb ka bërë verifikimin edhe në aplikacionin e menaxhuar nga Bashkia e Tiranës, përmes së cilit mësohet qartë se ditën e sotme nga 9 urbanë të linjës “Sauk-Teg” vetëm 5 prej tyre kanë dalë në punë.

Në këto kushte ne kategorizojmë deklaratën e bërë publike nga kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, si të pavërtetë./ Françeska Kordalli

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here